Krasniqi: Zëri i Kamberit do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë

  • A.P /
  • 20 July 2022 - 15:42
Krasniqi: Zëri i Kamberit do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot është takuar me deputetin e vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi

Krasniqi ka publikuar disa fotografi nga ky takim dhe ka thënë që zëri i Kamberit “do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve”.

“Përtej pengesave e shantazheve, zëri i Shaip Kamberit, patriotit të pandalshëm e shembullor të Luginës, do të jehoj guximshëm edhe këtë mandat në Kuvendin e Serbisë, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve. Faleminderit për vizitën e të priftë e mbara, mik!”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

(Kosova Sot Online)