Shkarkohet kryeshefi i NPB-së

  • E.K /
  • 25 July 2022 - 13:45
Shkarkohet kryeshefi i NPB-së

Është shkarkuar  kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB), Hajdar Hoxha.

Lajmi është bërë publik nga asamblist i PDK-së, Leutrim Retkoceri, njëkohërësh aksionar në NPB.

Postimi i tij i plotë:

Ndërmarrjet Publike duhet të jenë në shërbim të qytetarëve dhe qytetit.

Jo siç kanë qenë deri sot – të papërgjegjshme. Për një kohë të gjatë ndërmarrjet publike janë menaxhuar nga njerëz të Vetëvendosjes gjatë qeverisjes së VV-së në Komunë.

Për më tepër, nga dëshira për të përfituar, e pastaj shkatërruar, shumica e ndërmarrjeve publike në Prishtinë janë ballafaquar me borxhe financiare e rrezikim të falimentimit të kompanive.

Prandaj, në vazhdën e reformave që po bëhen nëpër ndërmarrjet e Prishtinës, pas KRM “Pastrimi” dhe “Hortikulura”, ndryshimi sot u bë edhe në menaxhmentin e “Ndërmarrjes Publike Banesore” – duke u shkarkuar menaxhmenti i vjetër.

Mandati i NPB të Prishtinës është karakterizuar me keqmenaxhim, mungesë të transparencës dhe mos realizim të planit të kompanive.

Për këto arsye, dhe të tjera me të cilat do të merret policia dhe prokuroria, ndryshimi në NPB ka qenë i domosdoshëm, urgjent dhe i pashmangshëm.

Menaxhmeti i ri i Ndërmarrjes Publike Banesore do të filloj menjëherë reformat, për të ndërtuar politika menaxhuese transparente dhe në shërbim të plotë të qytetarëve të Prishtinës.

(Kosova Sot Online)