Policia jep detaje për vdekjen 52 vjeçarit nga Deçani derisa por priste dru në mal

  • E.K /
  • 29 July 2022 - 11:40
Policia jep detaje për vdekjen 52 vjeçarit nga Deçani derisa por priste dru në mal

Një burrë nga Deçani ka vdekur si pasojë e plagëve të marra derisa ishte duke prerë dru në pyll.

Siç njofton Policia e Kosovës, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa trupi i tij është dërguar për obduksion.

Ngjarja ka ndodhur të enjten, pasdite.

Njoftimi i plotë:

Deçan 28.07.2022 – 19:45. Një mashkull kosovar dyshohet se ka vdekur si pasojë e plagëve që ka marrë pasi ka pësuar lëndime trupore gjatë prerjes së drurëve në pyll. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

(Kosova Sot Online)