Gati 8 mijë raste aktive me COVID

  • G.G /
  • 08 August 2022 - 08:00
Gati 8 mijë raste aktive me COVID

Në vend aktualisht janë 7988 raste aktive me virusin COVID-19.

Nga 1765 testime të kryera gjatë 24 orëshit të kaluar, 618 rezultuan pozitivë.

Dje u regjistrua edhe një jetë e humbur, ndërsa 1331 pacientë u shëruan.

Ndërkohë, nuk u administrua asnjë dozë vaksine pasi këto të fundit nuk jipen ditën e diel.

(Kosova Sot Online)