Të gjithë prokurorët e inkriminuar, avokat mbrojtës të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit në listën e zezë për t’i shkarkuar!

  • Dardan Grapci /
  • 13 August 2022 - 22:47
Të gjithë prokurorët e inkriminuar, avokat mbrojtës të qeverisjes kriminale të Shpend Ahmetit në listën e zezë për t’i shkarkuar!

Shkruan: ANALISTI-Dardan Grapci

Kuptohet që prapa gjithë këtyre skandaleve në Prishtinë, në këto 8 vitet e fundit ka qenë dhe është ish kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili duhet të jap llogari për veprimet tij, duhet të përballet një ditë me drejtësi. Mirëpo ky adresim i përgjegjësisë për lidhjen e ish qeverisjes komunale me rrjetete krimit, nuk mundë të realizohet derisa në sistemin e drejtësisë nuk futet një fshesë e madhe pastrimi. Tani me të drejtë shtrohet pyetja - deri kur prokuroria dhe gjykatat ose kupolat e KPK dhe KGJK do të heshtin para këtyre skandaleve puro-kriminale?!

-Prokuroria Themelore e Prishtinës, së bashku me Prokurorinë Speciale te RK , duhet urgjentisht të pastrohet nga individët e korruptuar, siç është rasti ikryeprokurorit special Blerim Isufaj, andaj Ministria e Drejtësisë e drejtuar nga Albulena Haxhiu duhet të fillojnë që ta bëjnë listën, t’i shkarkojnë dhe ti padisin kryeprokuroret dhe prokurorët të cilët janë të përfshirë në afera tëkorrupsionit dhe të cilët janëedhe avokate e bashkëpunëtor tëtëinkriminuarve në krime te renda penale.

Se sa thellëështë e ndikuar prokuroria nga krimi i organizuar, më së miri e pasqyron gjendja e kaluar për plotë dy dekada nëfushën e ndërtimeve në komunën e Prishtinës. Prishtina si kryeqytet është kapur shumë keq dhe ashpër nga krimi në fushën e ndërtimit dhe pastrimit te parave te pista. Kjo nuk donë shumë të komentohet sepse po duket, po shihen pasojat që janë të pa mohueshme dhe të pa riparueshme. Prishtina jo vetëm qëështë e ngulfatur me ndërtime pa asnjë kriter, por gjithashtu ështëedhe e stërngarkuar nga ndërtimet në vende jocilësore dhe aspak të përshtatshme për aktivitete të tilla urbanistike/ndertimore.



Kuptohet që prapa gjithë këtyre skandaleve në Prishtinë, në këto 8 vitet e fundit ka qenë dhe është ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti i cili duhet të jap llogari për veprimet tij te paligjshme e kriminale , duhet të përballet një ditë me drejtësi. Mirëpo ky adresim i përgjegjësisë për lidhjen e ish qeverisjes komunale me rrjete krimi, nuk mundë të realizohet derisa në sistemin e drejtësisë nuk futet një fshesë e madhe pastrimi. Tani me të drejtë shtrohet pyetja - deri kur prokuroria dhe gjykatat do të heshtin para këtyre skandaleve? Çka duhet tjetër me ndodhe që me kuptua se Prishtina është në kaos dhe në shkatërrim total urbanistik?Prokuroria Themelore në Prishtinë, por edhe ajo Speciale, në vend se tëjetëshembull për qytetet e tjera në Kosove, ajo po del në pozitën e kundërt, po dëshmon me mos veprimet e saja së është pro krimit, kurse prokuroritë në qytetet e tjera në Kosove po e luftojnë sado kudo krimin me forcën e tyre dhe duke u përballur edhe mepengesa. Sikur që është raportuar më parë, 15 aktakuza nuk janë pak për një komunë të vogël, sikur është Peja, e komunat tjera, prandaj prokuroria themelore në Prishtine e ka për detyrë dhe obligim që ti bëj publike aktakuzat e ngritura kundër ish-qeveritarëve të Prishtinës,e jo të heshtin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".