![Tërmet i fortë në Greqi](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57691722035783.jpeg)
Vjehrra rreh renë në Viti, intervistohen tri dëshmitare
![Vjehrra rreh renë në Viti, intervistohen tri dëshmitare](/uploads/kosova-sot/images/2022/August/16/auto_sheshi-600x3601660638883.png)
Një grua ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj, pas një mosmarrëveshje.
Nusja posedon edhe raportin mjekësor për lëndime trupore, njofton policia.
E dyshuara është liruar pas intervistimit, ndërsa lidhur me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare.
Njoftimi i plotë i policisë:
DHUNË NË FAMILJE/Viti, 15.08.2022-15:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje në familje është sulmuar fizikisht nga vjehrra e saj e dyshuara femër kosovare. Ankuesja posedon raport mjekësor për lëndime trupore. Në lidhje me rastin janë intervistuar edhe tri dëshmitare, ndërsa është arrestuar e dyshuara në lidhje me rastin dhe pas intervistimit me urdhër të prokurorit kujdestar e dyshuara është liruar.
(Kosova Sot Online)