Arrestohet 29-vjeçarja që aksidentoi 3 këmbësorë te 'Kodra e Diellit'
Policia ka arrestuar 29-vjeçaren e cila aksidentoi tre këmbësorë teksa drejtonte automjetin.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në Tiranë, afër zonës që njihet si Kodra e Diellit.
Të lënduarit e moshave, 27, 57 dhe 60 vjeç u dërguan në spital për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.
Rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura.
(Kosova Sot Online)