Vëllai i kamarierit shqiptar u zu me grushte me viktimën, pasi pa skenën 24-vjeçari i nguli thik*ën në zemër

  • A.P /
  • 19 August 2022 - 11:01
Vëllai i kamarierit shqiptar u zu me grushte me viktimën, pasi pa skenën 24-vjeçari i nguli thik*ën në zemër

Para dy ditësh mbeti i vdekur në qytetin e Sarandës 41-vjeçariKlodian Bakiaj, pasi u godit me thikë në zemër.

Detaje të reja janë zbardhur nga kjo ngjarje ku mësohet se viktima ka tentuar të parkojë mjetin përballë hotelit, ku ishin të punësuar dy vëllezërit Xhanielo dhe Xhoi Tarja, 24 dhe 18-vjeç.

Fillimisht me Bakiajn është konfliktuar 18-vjeçari, verbalisht e më pas fizikisht me grushte.

Pasi ka parë se i vëllai po zihej me grushte 24-vjeçari ka marrë një thikë nga kuzhina e hotelit dhe ka goditur menjëherë në zemër 41-vjeçarin.

Dy vëllezërit kishin ardhur nga Laçi dhe punonin si kamarierë tek hoteli në pronësi të burrit të vajzës së dajes së tyre.

Pas krimit ata mësohet se kanë zbritur në një ngushticë poshtë hotelit dhe janë strehuar në një bodrum. Në Komisariat ata kanë shprehur pendesë për ngjarjen e rëndë.

(Kosova Sot Online)