Trafikimi i 11 vjeçares, këta janë të arrestuarit nga aksioni i Policisë/Foto

  • E.K /
  • 04 September 2022 - 09:57
Trafikimi i 11 vjeçares, këta janë të arrestuarit nga aksioni i Policisë/Foto

Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur 30 ditë paraburgim kundër gjashtë të pandehurve që u arrestuan sot lidhur me rastin e dhunimit dhe trafikimit të 11-vjeçares gjatë muajit qershor në Prishtinë.

Burimet mësojnë se katër prej të arrestuarve janë nga fshati Milloshev, Ferizaj.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se emrat e të arrestuarve janë: Blondin Sadiku, Flamur Sadiku, Gëzim Sadiku, Muhamet Sadiku, Driton Rrahmani dhe Muhamet Restelica, ku katër prej tyre kanë lidhje familjare.

IndeksOnline ka siguruar edhe fotot e pesë personave të arrestuar nga policia.

(Kosova Sot Online)