Dimal Basha reagon sërish për notat, kërcënon me padi

  • E.K /
  • 12 September 2022 - 08:48
Dimal Basha reagon sërish për notat, kërcënon me padi

Deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha i ka quajtur shpifje deklaratat e një personi në rrjetin social Facebook, se i njëjti ishte shokë klase me atë.

Reagimi i Bashës vjen pasi qytetari nga Ferizaj deklaron se deputeti i VV-së kishte nota të dobëta dhe nuk e dinte alfabetin e gjuhës shqipe.

Basha ka thënë se nesër do ta padisë qytetarinë, duke u shprehur edhe me fjalë të rënda për të.

Ai portalet që ia publikuan atë lajm i ka quajtur “porDHtale të prontos”.

(Kosova Sot Onlin)