Mbytet në Sarandë zhytësja angleze

  • G.G /
  • 19 September 2022 - 13:36
Mbytet në Sarandë zhytësja angleze

Një 29-vjeçare është nxjerrë e pajetë nga bregdeti i Sarandës ditën e sotme. Gjatë nxjerrjes së saj është vërejtur se mbante veshur rroba të zhytësve protesionistë.

Sipas policisë shtetasja angleze ka qenë në një ekspeditë zhyjte dhe dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det.

Njoftimi i policisë:

Sarandë –  Më datë 19.09.2022, në vendin e quajtur “Vapori i mbytur”, Sarandë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasja angleze R. G., 29 vjeçe, e cila ka qënë në një ekspeditë zhytje.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

(Kosova Sot Online)