Ramabaja thotë se do të bëhet ushtar nëse bëhet luftë në Kosovë

  • A.P /
  • 19 September 2022 - 22:00
Ramabaja thotë se do të bëhet ushtar nëse bëhet luftë në Kosovë

Javëve e muajve të fundit, është përmendur shpesh lufta e mundshme Kosovë-Serbi.

Mundësitë për një luftë të re në Ballkan, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në disa raste, kur ka folur në intervista për mediume të huaja.

 

Dukagjin Gorani pyet analistin Sadri Ramabaja se si do të vepronte nëse në Kosovë përsëritet lufta e Ukrainës.

“Nëse Ukraina përsëritet te ne, çka e ke ndërmend me bo?”, i drejtohet Gorani Ramabajës.

Ramabaja përgjigjet shpejt, duke thënë se do të ishte ushtar i një rezistencë të organizuar shtetërore.

“Do të bëhem ushtar. Ushtar i thjeshtë. Do të jetë rezistencë e organizuar shtetërore”, thekson Ramabaja. 

(Kosova Sot Online)