Ish-diplomati serb s’e përjashton që Trump e Putin mund të merren vesh

  • A.P /
  • 05 February 2026 - 15:15
Ish-diplomati serb s’e përjashton që Trump e Putin mund të merren vesh

Ish-diplomati serb, Milan S Protic, s’ka përjashtuar mundësinë që presidenti amerikan, Donald Trump, dhe ai rus, Vladimir Putin, të bëjnë një marrëveshje për Krimenë dhe Kosovën, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas Protic, nëse jo njohje, të paktën Rusia mund të mos e përdor të drejtën e vetos në Kombet e Bashkuara kundër Kosovës. Historian serb thotë se s’duhet shumë gjenialitet për t’a ditur se një mundësi e tillë ekziston.

“Apo thjesht nuk do ta përdorë veton në Këshillin e Sigurimit? Kjo do të mjaftonte. Ishte e qartë edhe 20 vjet më parë se kjo ishte një mundësi. Në momentin që e vendosje fatin e një prej çështjeve të tua kombëtare në duart e një tjetri – të një fuqie të madhe – duhej të mbështeteshe në faktin se, në një moment dhe për interesat e veta, ajo fuqi e madhe mund ta luante atë si një monedhë negociuese. Është plotësisht logjike. Nuk duhet të jesh gjeni i politikës së jashtme për të arritur në përfundimin se ekziston një rrezik i tillë, se ekziston një mundësi e tillë. A do të aktivizohet këtë herë dhe si do të aktivizohet? Do të ndodhë herët a vonë”, ka thënë Protic.

Ai ka thënë se kështu zgjidhen çështjet nga dikush tjetër, kur nuk e din se çfarë do e çfarë jo.


(Kosova Sot Online)