Lexoni edhe:
Kosova duhet t’i arrestoj urgjentisht bandat në veri
Teksa po priste radhën për të folur në foltoren e parlamentit ish-kryeministri Sali Berisha qëndroi ulur në karriget e deputetëve socialistë. Në fjalën e tij ish-kryeministri theksoi se qëllimi i këtij gjesti ishte për t’i treguar socialistëve se avokatët e vetëm në këtë parlament të të drejtave të tyre janë demokratët.
“Jo rastësisht për herë të parë unë prita i ulur në një karrige të deputetvë socialistë, e bëra këtë me qëllimin për t’i thënë socialistëve shqiptarë se avoketër të vetëm në këtë parlament të të drejtave të tyre janë demokratët. Do jemi zëdhënës të qytetarëve shqiptarë pa dallime politike.
Kosova duhet t’i arrestoj urgjentisht bandat në veriLexoni edhe:
Unë dëgjova këtu diskutime, por sot koha është për veprime. Këta janë nga mëngjesi deri në dark të angazhuar në dy aktivitete kryesore në mashtrimin tuaj dhe në vjedhjen tuaj. Koha ka ardhur që ne kësaj qeverie t;i trgojmë vendin. Jam këtu për t;i bërë thirrje të gjithë mësuesve të mbrojnë interesat e tyre, të mbrojnë përçmimin e regjimit. Janë të vetmit mësues në rajon që nuk njohin rritje, por krahasuar me inflacionin ulje të ndjeshme të rrogës”, tha Berisha.
(Kosova Sot Online)