Theu grevën, por mësueses nga Gjakova nuk i doli paga

  • A.P /
  • 05 October 2022 - 22:51
Theu grevën, por mësueses nga Gjakova nuk i doli paga

Po e mësojnë shkronjën e dytë të alfabetit në abetaret e tyre. Vogëlushët e klasës së parë në shkollën “Mustafa Bakija” në Gjakovë janë më përpara me plan programin mësimor.

Kjo meqë që nga 15 shtatori mësuesja e klasës së parë këtu, Blerina Haraqija nisi shpjegimin e mësimeve të parapara.

Ani pse tash e tre javë nuk ishte pjesë e grevës, mësuesja tregon se nuk i është ekzekutuar paga për muajin shtator.

Paga nuk morën as kolegët e saj që gjithashtu zhvilluan mësimin në këtë shkollë.

E sipas saj kjo është një padrejtësi që po iu bëhet të gjithë komunitetit të mësimdhënësve.

(Kosova Sot Online)