Shkretëtira mbulohet nga lulet në Kili

  • E.K /
  • 10 October 2022 - 11:11
Shkretëtira mbulohet nga lulet në Kili

Atacama është shkretëtira më e thatë në botë jashtë rajoneve polare. Në disa pjesë nuk bie asnjë pikë shiu për dekada. Megjithatë, tani shkretëtira po shkëlqen nga trëndafilat, pasi reshjet e dendura të shiut lejuan të lulëzojnë mijëra lule.

Ky fenomen natyror zakonisht ndodh vetëm çdo pesë deri në shtatë vjet. Megjithatë, këtë herë, Atacama po lulëzon për të dytin vit radhazi. Ekspertët e mjedisit thonë se ndryshimet klimatike po kontribuojnë në frekuencën e shtuar të fenomenit të “shkretëtirës së lulëzuar”.

Presidenti kilian, Gabriel Boriq, vizitoi Atacaman në fundjavë dhe njoftoi se qeveria kiliane synon të krijojë një park kombëtar në pjesën jugore të shkretëtirës.

Në vizitën e tij në Atacama, Boriq e përshkroi shkretëtirën e lulëzuar si unike në botë.Zona e lulëzuar tashmë ka një emër: “Desierto Florido”  “Shkretëtira e Lulëzuar”.

(Kosova Sot Online)