“Ka marrëveshje që plani i Sholc dhe Macron të mos dalë në opinion edhe për një kohë”

  • E.K /
  • 17 October 2022 - 13:16
“Ka marrëveshje që plani i Sholc dhe Macron të mos dalë në opinion edhe për një kohë”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar, të hënën, se në Serbi tashmë të gjithë e kanë thënë fjalën e tyre për planin Macron – Sholc, që iu është dorëzuar palës kosovare dhe asaj serbe, edhe pse sipas tij, askush nuk e ka parë edhe nuk e di se çfarë shkruan aty.

 “Për planin Sholc – Macron të gjithë janë deklaruar se a janë për apo kundër. Askush nuk e ka parë. Unë e kam parë, por marrëveshja është që të mos dalë në publik, së paku edhe për një kohë. Dhe të gjithë e kanë tashmë opinionin e vet, që e kanë bërë publik. Në këso kushte është shumë e vështirë të punoni dicka.  Kur e keni të ndarë opinionin për dicka që njerëzit as që e kanë parë, s’kanë lidhje se cfarë shkruan në të, por ju mjafton që të deklarohen” ka thënë Vuçiq në një aktivitet në Beograd ku është shënuar 20 vjetori i themelimit të shërbimit sekret serb.

Vuçiq sot po ashtu do ta pres edhe ndërmjetësin e BE’së Miroslav Lajçak i cili javën e kaluar qëndroi në Kosovë.

Sidoqoftë, në media tashmë është publikuar një përmbajtje e asaj që kanë sjellur zyrtarët nga Berlinin e Parisi. Fillimisht pala kosovare ka hezituar pastaj e ka konfirmuar ekzistencën e planit. Madje, Zëvendëskryeministri Bislimi theksoi se ka tashmë një afat për t’i dhënë përgjigje Gjermanisë dhe Francës dhe se Kryeministri Kurti do ta bëjë këtë, pa dhënë ndonjë afat. Madje Vuçiq, disa herë, ka dalë në media për të folur për këtë plan që sipas tij, parasheh edhe anëtarësimin e Kosovës në OKB, gjë që sipas tij, Serbia nuk do ta lejojë.

(Kosova Sot Online)