E rëndë në Tiranë, 28-vjeçari plagos me thikë të miturin

  • E.K /
  • 18 October 2022 - 13:10
E rëndë në Tiranë, 28-vjeçari plagos me thikë të miturin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku një 28- vjeçar ka plagosur me thikë një të mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin K. M., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka goditur me mjet presës, për motive të dobëta, një shtetas 15 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit fizik, 28-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

(Kosova Sot Online)