Kremlini mohon akuzat se ka përdorur “dronë kamikazë” iranianë në luftën kundër Ukrainës

  • S.A /
  • 18 October 2022 - 13:04
Kremlini mohon akuzat se ka përdorur “dronë kamikazë” iranianë në luftën kundër Ukrainës

Kremlini ka mohuar akuzat që forcat e tij kanë përdorur drone iraniane kundër qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike, sipas mediave të huaja. Udhëheqësit ukrainas kanë akuzuar Rusinë për përdorimin e dronëve “kamikaze” në sulmet ndaj Kievit.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Kremlini nuk kishte asnjë informacion në lidhje me përdorimin e tyre kur u pyet nëse Rusia kishte përdorur drone iraniane në luftën e saj kundër Ukrainës.

Rikujtojmë se gjithahtu Irani ka mohuar se ka furnizuar me dronë  Rusinë.

(Kosova Sot Online )