Rasti i 4-vjeçarit që u kafshua nga qeni te një çerdhe në Ulpianë

  • A.P /
  • 18 October 2022 - 16:17
Rasti i 4-vjeçarit që u kafshua nga qeni te një çerdhe në Ulpianë

Policia e Kosovës është deklaruar për rastin e 4-vjeçarit, që sot u kafshua nga një qen endacak në një çerdhe në Ulpianë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, ka thënë se janë intervistuar prindi i fëmijës dhe zyrtarët e kopshtit.

Ajo tha se është përpiluar një raport për operativë, ndërsa pala ankuese të vazhdojë procedurën me padi civile.

“Me datën 17.10.2022 rreth orës 15:30 në Stacionin Policor Jugu, Prishtinë është raportuar se në një kopsht në Ulpianë , një fëmijë ishte sulmuar nga qentë endacak –kafshuar në këmbë. Lidhur me informatën janë intervistuiar prindi i fëmiut si dhe zyrtarë të kopshtit. Në koordinim me prokurorin e shtetit është përpiluar një raport për Operativë, ndërsa pala ankuese të vazhdoj procedurën me padi civile”, tha Ahmeti 

Problemi me qentë endacakë është ngritur shpesh nga qytetarët, megjithatë ende s’ka zgjidhje konkrete nga komuna.

(Kosova Sot Online)