Pas Osmanit, Kurti e pret në takim Escobarin

  • E.k /
  • 19 October 2022 - 11:00
Pas Osmanit, Kurti e pret në takim Escobarin

Kryeministri Albin Kurti ka pritur në takim emisarin e SHBA-së, Gabriel Escobar, në Kryeministri.

Pas takimit, ata pritet të dalin në konferencë për media.

Escobar po qëndron në Kosovë në një vizitë zyrtare. Në mëngjes ai u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, me të cilën mbajtën edhe një konferencë të përbashkët për media.

“Qëllimi i vizitës sime është për të shikuar mënyrën e bashkëpunimit me një aleate shumë të mirë dhe me një mike shumë, shumë të ngushtë. Është një miqësi dhe partneritet i bazuar jo vetëm në interest të përbashkët, por edhe ndarjen e vlerave të njëjta. Që të shpreh mbështetjen e SHBA-së për aspiratat euratlantike të Kosovës dhe për solidaritetin në kohë krize në Kosovë dhe për mënyrat për ta thelluar këtë partneritet, përfshirë edhe mbështetjen tonë edhe për pjesëmarrjen e Kosovës në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Escobar.

(Kosova Sot Online)