Vajza 15 vjeçare nga Llabjani vuan nga një sëmundje e rëndë, i duhen 100 mijë euro

  • A.P /
  • 24 October 2022 - 20:01
Vajza 15 vjeçare nga Llabjani vuan nga një sëmundje e rëndë, i duhen 100 mijë euro

Agnesa Bajrami, nxënëse e klasës së 10-të nga Llabjani po vuan nga tumori dhe ka nevojë për ndihmën tuaj për shërim jashtë vendit.

Duke marrë parasysh se shifra e nevojshme për shërimin e saj jashtë vendit është e papërballueshme për familjen, kërkohet ndihma nga njerëzit e vullnetit të mirë për shërimin e saj.

Agnesa është 14 vjeçare dhe për shërim në Turqi shuma e kërkuar është mbi 100 mijë euro.

Personi kontaktues është axha i Agnesës, Ramush Bajrami në numrin 044/470-821.

Ndërsa ndihmë për Agnesën mund të dërgoni në xhirollogarinë: XK051406000060380295

(Kosova Sot Online)