Çeku thotë se opozita do mos t’ia përmendim 20-vjeçarin: Nuk do t’ia plotësojmë dëshirën

  • E.K /
  • 25 October 2022 - 14:07
Çeku thotë se opozita do mos t’ia përmendim 20-vjeçarin: Nuk do t’ia plotësojmë dëshirën

Ministri i  Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka thënë  se opozita dëshiron që mos të përmendet 20 vjeçari i qeverisjes në Kosovë.

“Nuk do t’u plotësojmë këtë dëshirë”, ka thënë Çeku.

Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar disa video ku akuzon qeveritë e kaluara për keqqeverisje.

Në këtë linjë të martën ka shkruar edhe Çeku.

“Prokurorë e gjykatës të korruptuar që kanë mirëmbajtur sistemin e padrejtësisë. Vila pa leje të politikanëve që kanë shkatërruar natyrën. Talli ndaj investitorëve të huaj që ka dërmuar ekonominë. Privatizime kriminale që kanë lënë njerëzit pa punë. Marrëveshje të dëmshme që e cënojnë sovranitetin. Punësimet nepotiste, hajnitë me tenderë, reketi ndaj biznesit, diplomat pa meritë”, ka thënë Çeku. 

(Kosova Sot Online)