Për marrëveshje me Serbinë. nuk guxon të ketë ndarje dhe përçarje të inatit politik

Për marrëveshje me Serbinë. nuk guxon të ketë ndarje dhe përçarje të inatit politik

Hajrullah Tërnava

  • 25 October 2022 - 07:40

Shkruan:ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sa i përket kësaj çështje të bashkëpunimit të gjitha partive pozite dhe opozite, është koha që të gjitha të përafrohen dhe ti lënë ato gabime që janë bërë në të kaluarën, dhe të jenë tani sa më unike të gjitha partitë për të arritur rezultate të përbashkëta, sepse vetëm në këtë mënyrë munden të arrihen ato suksese, kur është interesi i Kosovës në pyetje, e për këtë edhe nga qytetarët do ta kishin përkrahjen e madhe, e jo si tani që po vazhdohen me ndërskamsa

-Politikat qeverisëse që po e udhëheq kjo qeveri tani qartë po ju pengojnë opozitarëve, sepse kjo qeveri po zhvillon politika të pavarura dhe të pastërta në favor të shtetit tonë, dhe jo në dëm të Kosovës. Këtë gjë e pranon edhe vetë Vuçiq në disa paraqitje të tij, i cili thotë se nga kur është Albin Kurti Kryeministër i Kosovës, është shumë vështirë të flitet për çështje të ndjeshme për Serbinë, sepse ai nuk bënë tolerime dhe ju përmbahet vetëm interesave për Kosovën. Prandaj duke e ditur këtë qëndrim të Kurtit e sikur e tha edhe Vuçiqi, se me qeveritarët e mëhershëm të Kosovës bisedonim dhe ishim në përfundim të bisedimeve që kishim mirëkuptime nga ta, këto fakte na e argumentojnë frikën e Vuçiqit, i cili tani e ka shumë të vështirë ti realizoj dëshirat e tija sikur që kishte pretendime për copëtimin e territorit të veriut të Kosovës.

E kur po dihet dhe shihet qëndrimi i tanishëm i opozitarëve, që e bojkotuan një takim të përbashkët me pozitën, kjo e ka qëllimin e keq, sepse ato bisedime në të kaluarën i kishin zhvilluar nga partitë të cilat tani gjinden në opozitë, prandaj është e kuptueshme pse tani tregohen jo serioze dhe me qasje antishtetërore partitë politike opozitare PDK dhe LDK të cilat e refuzuan ftesën e Kryeministrit Kurti për takim informativ lidhur me agjendat e fundit që ka pasur me diplomatët e huaj, në funksion të dinamizmit të dialogut dhe arritjes më të shpejtë të marrëveshjes finale me Serbinë.

Bojkotimi i këtij takimi nga këto dy parti politike, të cilat bartin barrën dhe përgjegjësinë kryesore të procesit të kaluar për kompromiset që janë bërë dhe marrëveshjet që janë nënshkruar, është një sjellje tepër e pa përgjegjshme, në përpjekje të ikjes nga përgjegjësia për gjithë atë që kanë vepruar dhe tani më ka mbetur temë e trashëguar dhe problem të cilin në mandatin e tyre qeverisë e kanë krijuar. Sikur që dihet mirëfilli, ishte nënshkrimi i Asociacionit që tashmë po nxirret temë kyç në dialog, dhe duke mos bashkëpunuar më partinë në pushtet, për të ofruar një zgjidhje të pranueshme kushtetuese e të balancuar, po tentojnë të ikin nga përgjegjësia për të gjitha “gabimet” që i kanë bërë dhe asnjëherë nuk e kanë pranuar se kane gabuar.

Sa i përket kësaj çështje të bashkëpunimit të gjitha partive pozite dhe opozite, është koha që të gjitha të përafrohen dhe ti lënë ato gabime që janë bërë në të kaluarën, dhe të jenë tani sa më unike të gjitha partitë për të arritur rezultate të përbashkëta, sepse vetëm në këtë mënyrë munden të arrihen ato suksese, kur është interesi i Kosovës në pyetje, e për këtë edhe nga qytetarët do ta kishin përkrahjen e madhe, e jo si tani që po vazhdohen me ndërskamsa. Opozita duhet të jetë e vetëdijshme se është interesi i Kosovës në pyetje, dhe sa më shumë të jenë të përafërta të gjitha partitë tona mes veti, edhe vendimet do të jenë më të forta dhe në përkrahje të popullit, dhe çdo përçarje e partive tona i krijon dëme Kosovës e që i shkojnë në favor Serbisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".