Mediet ndërkombëtare shkruajnë për tensionet në veri të vendit

  • 07 November 2022 - 08:22
Mediet ndërkombëtare shkruajnë për tensionet në veri të vendit

Gjatë vikendit, serbët e Kosovës kanë japur dorëheqje nga të gjitha pozitat në institucionet publike të Kosovës, transmeton "Kosova Sot Online".

Serbët në veri gjatë ditës së djeshme janë mbledhur në një protestë për të kundërshtuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat.

Lidhur me gjendjen në veri të vendit kanë shkruar shumë media të njohura të huaja. siç janë La "Repubblica ", "The Guardian ", "Politicio", "Blick", etj.

Një prej gazetave "Blick", ka shkruar se është përshkallëzuar sërish mosmarrëveshja për çështjen e targave.

Ndërsa "La Repubblica " ka shkruar se “Beogradi e ka vendosur ushtrinë në gatishmëri” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hodhi akuza te Rusia.

(Kosova Sot Online)