Situata në Veri i bën bashkë Osmanin, Kurtin, Konjufcën e Gërvallen

  • A.P /
  • 07 November 2022 - 20:47
 Situata në Veri i bën bashkë Osmanin, Kurtin, Konjufcën e Gërvallen

Lidhur për situatën e tensionuar në veri, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Katër liderët kanë theksuar përkushtimin e institucioneve të vendit për mjedis të sigurt, përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate.

“Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur sot takimin e rregullt koordinues me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca, me kryeministrin, Albin Kurti dhe me zëvendëskryeministren, Donika Gërvalla-Schëarz lidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit. Gjatë takimit u theksua përkushtimi i institucioneve të Republikës së Kosovës për të garantuar mjedis të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit përmes zbatimit të rendit dhe ligjit në koordinim të plotë me shtetet aleate dhe mekanizmat ndërkombëtar të sigurisë në Kosovë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)