Price: Kosova dhe Serbia t'i implementojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar në procesin e dialogut

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 21:32
Price: Kosova dhe Serbia t'i implementojnë marrëveshjet të cilat i kanë nënshkruar në procesin e dialogut

Kosova dhe Serbia duhet të implementojnë marrëveshjet të cilat tashmë i kanë nënshkruar në procesin e dialogut, duke përfshirë edhe fillimin e bisedimeve nga pala kosovare për të themeluar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, ka theksuar Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"

“Ne po u bëjmë thirrje të dyja palëve që të zbatojnë detyrimet që kanë nënshkruar përmes procesit të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, ka thënë  Price.


“Largimi i serbëve të Kosovës nga institucionet nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe ka potencialin për eskalim të mëtutjeshëm të tensioneve në terren. Të gjitha palët duhet të bëjnë hapa për të zvogëluar tensionet dhe të sigurojnë paqe dhe stabilitet”, shtoi ai

 

(Kosova Sot Online)