Albulena Haxhiu: Gjykatat dhe Prokuroria në veri janë duke funksionuar

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 11:59
Albulena Haxhiu: Gjykatat dhe Prokuroria në veri janë duke funksionuar

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në një konferencë për medie ka treguar se Gjykatat dhe Prokuroria në veri janë duke funksionuar, transmeton "Kosova Sot Online".

Haxhiu ka treguar po ashtu se lëndët po trajtohen dhe qytetarët po i marrin shërbimet.

“Menjëherë pasi kemi kuptuar që kanë dorëzuar mandatet e tyre prokurorët dhe gjyqtarët, unë kam pasur takim me këshillin gjyqësor e prokurorial dhe jemi koordinuar që gjykatat dhe prokuroria në veri të funksionojë, lëndët po trajtohen dhe qytetarët po i marrin shërbimet”, tha Haxhiu.

(Kosova Sot Online)