Presidentja Osmani udhëton për në Francë

  • E.K /
  • 09 November 2022 - 15:42
Presidentja Osmani udhëton për në Francë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të udhëtojë për në Francë, ku do të jetë pjesëmarrëse në Forumin e Paqes në Paris, transmeton "Kosova Sot Online".

Tema kryesore, e cila pritet të diskutohet nga pjesëmarrësit në këtë edicion është kapërcimi i krizave.

Kurse, tema në të cilën, presidentja e Kosovës,  Vjosa Osmani do të jetë paneliste titullohet “Navigimi në trazirat ndërkombëtare”.

(Kosova Sot Online)