Hovenier - Qeverisë së Kosovës: Të nisë urgjentisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

  • A.P /
  • 09 November 2022 - 18:04
Hovenier - Qeverisë së Kosovës: Të nisë urgjentisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Qëndrimin e SHBA-së për situatën në Kosovë, i cili nuk ka ndryshuar,  e ka ripërsëritur Diplomati amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".


Hovenier i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që ta shtyjë afatin për konvertimin e targave ilegale dhe të nisë urgjentisht themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. 

“I kërkojmë Qeverisë së Kosovës që të mos vazhdojë me gjobat [për qytetarët serbë në veri], që të zgjasë për dhjetë muaj afatin riregjistrimin e makinave dhe që të fillojë urgjentisht negociatat për formimin e Asociacionit”, ka theksuar Hovenier.

(Kosova Sot Online)