
Fillon ngritja e çmimeve të derivateve

Çmimi i derivateve në Kosovë është rritur ditëve të fundit.
Çmimi i naftës dhe benzinës është rritur vetëm tre ditë pasi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë hoqi kontrollin e çmimeve të derivateve në vend, i njohur si çmimi tavan.
Çmimi i naftës tani ka arritur në 1.75 për litër, ndërsa benzina po shitet me 1.49 euro për litër, transmeton "Kosova Sot Online".
(Kosova Sot Online)