Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 08:26
Ky është parashikimi i motit për sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të shtunën dhe të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu.Sipas Institutit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë celsius.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë”, thuhet në parashikimin e motit.

(Kosova Sot Online )