Vjosa Osmani tregon datën e mundshme se kur do të mbahen zgjedhjet në Veri

  • E.K /
  • 14 November 2022 - 15:27
Vjosa Osmani tregon datën e mundshme se kur do të mbahen zgjedhjet në Veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar se me gjasë, me 18 dhjetor do të mbahen zgjedhjet në Veri të vendit, shkruan "Kosova Sot Online".

“Sipas të gjitha gjasave, do të shkojmë me datën 18, sapo t’i kemi konfirmimet e duhura nga KQZ, që gjithçka është në rregull me këtë datë sa i përket përgatitjeve, por edhe nga institucionet e sigurisë”, tha Presidentja. 

Osmai tutje shtoi se arsyeja se pse e kanë zgjedhur këtë datë, është sepse do të ketë më shumë kohë për të organizuar procesin e zgjedhjeve.

“Nga të gjitha partitë prezentë, kërkova mendim rreth datës 18 dhjetor, sepse është data e fundit që lejohet”, ka thënë Osmani, duke shtuar se e ka zgjedhur këtë datë sepse do të jepej më shumë hapësirë për organizim.

(Kosova Sot Online)