Petkoviq: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe pasardhësit e tyre po rrisin edhe më tej tensionet

  • E.K /
  • 15 November 2022 - 13:14
Petkoviq: Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dhe pasardhësit e tyre po rrisin edhe më tej tensionet

I ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka folur rreth zgjedhjeve në veri të vendit.

Sipas tij kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani po rrisin tensionin për pushtimin e veriut.

Petkoviq, tutje ka vazhduar duke thënë se Kosova di të bëjë vetëm lëvizje të dhunshme dhe kërcënime.

“Kjo është një tentativë e re e Kosovës për të pushtuar veriun e Kosovës, duke u fshehur pas një lloj procesi zgjedhor në një kohë kur me veprimet e tyre të njëanshme dhe të paligjshme, Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe pasardhësit e tyre po rrisin edhe më tej tensionet”, tha Petkoviq.

“Mirëpo, në Kosovë dinë vetëm për lëvizje të dhunshme, kërcënime dhe kërcitje të armëve dhe për këtë, Kurti tani po hyn në një fazë të re të konfrontimit me serbët, me vendim të njëanshëm për të kryer aksione elektorale në veri të vendit. Kosova, edhe pse është e qartë për të gjithë se një procedurë e tillë është e kotë, sepse serbët në Kosovë nuk mund ta vuajnë më terrorin e Kosovës dhe shkeljen e të drejtave themelore të njeriut”, ka përfunduar Petkoviq.

(Kosova Sot Online)