Rezoluta e re e OKB-së është një goditje e madhe për Rusinë

  • A.P /
  • 16 November 2022 - 16:31
Rezoluta e re e OKB-së është një goditje e madhe për Rusinë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi të hënën një rezolutë që mban Rusinë përgjegjëse për shkeljen e ligjit ndërkombëtar duke pushtuar Ukrainën, duke përfshirë pagesën e dëmshpërblimeve për dëmin e madh të shkaktuar në vend dhe për ukrainasit e vrarë dhe të plagosur gjatë luftës, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Votat në organizmin botëror prej 193 anëtarësh ishin 94 pro, 14 kundër dhe 73 abstenime. Ky ishte afër nivelit më të ulët të mbështetjes së pesë rezolutat lidhur me Ukrainën të miratuara nga kjo asamble që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

Rezoluta njeh nevojën për krijimin e një "mekanizmi ndërkombëtar për reparacionet" që rrjedhin nga "veprimet e gabuara" të Rusisë kundër Ukrainës.

Rekomandohet që shtetet anëtare të asamblesë, në bashkëpunim me Ukrainën, të krijojnë një "regjistër ndërkombëtar" për të dokumentuar pretendimet dhe informacionin për dëmet e shkaktuara nga Rusia.

Para votimit, ambasadori i Ukrainës në OKB, Sergiy Kyslytsya, i tha asamblesë se "Rusia ka bërë më të mirën për të shkatërruar Ukrainën - në një kuptim shumë të mirëfilltë".

(Kosova Sot Online)