Shqiptari i fiton 1 milionë dollarë në lotari

  • A.P /
  • 18 November 2022 - 18:00
Shqiptari i fiton 1 milionë dollarë në lotari

1 milionë dollarë në lotarinë “Lotto Max”, i ka fituar një shqiptar që jeton në Kanada, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Babai i tre fëmijëve, Gazmen Hashani që jeton në Kanada, ka fituar llotarinë më sot, 18 tetor. Ai ka treguar se nuk mund ta besonte se ka fituar paratë dhe se e ka skanuar dy herë biletën.

Ndër të tjera 49-vjeçari rrëfen se kur ia tregoi lajmin gruas ajo nisi të dridhej dhe lumturohej.

“Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollar. Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep. Kur i thashë gruas se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej. Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë” tha ai.


(Kosova Sot Online)