Rreshjet e shiut, grumbullohet uji në tavanin e Klinikës së Syrit
Rreshjet e shiut kanë "prekur" edhe QKUK-në, shkruan "Kosova Sot Online".
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit.
“Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme të shiut me instensitet të lartë, në tavanin e Klinikës së Syve dhe atë të Otorinolaringologjisë është grumbulluar sasi e ujit. Gjatë largimit të ujit nga Sektori Teknik i QKUK-së, ka ndodhur rrjedhja në dy klinikat në fjalë, por që nuk e ka penguar punën, meqë pacientët kanë marrë shërbimet shëndetësore”, njofton ShSKUK.
(Kosova Sot Online)
