Varhelyi për marrëveshjen e targave: E suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm

  • E.K /
  • 24 November 2022 - 10:32
Varhelyi për marrëveshjen e targave: E suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm

Komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka mirëpritur marrëveshjen për targat e arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, transmeton "Kosova Sot Online".

Varhelyi ka deklaruar se kjo marrëveshje ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtutjeshëm.

“Mirëpres lajmin se një marrëveshje e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës ishte e suksesshme për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm. Negociatat duhet të vazhdojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve” ka shkruar Varhelyi.

(Kosova Sot Online)