Haxhiu kërkon nga gjyqtarët e prokurorët të kthehen në punë

  • A.P /
  • 24 November 2022 - 22:27
Haxhiu kërkon nga gjyqtarët e prokurorët të kthehen në punë

Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës për reduktimin e punës, të gjitha Gjykatat anembanë vendit ofruan vetëm shërbime esenciale, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kjo u shkaktoi shumë vështirësi atyre që patën të kryejnë punë këtë të enjte.

Deri këtu erdhi kur Qeveria e Kosovës vendosi që të shfuqizojë vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj për rritje të pagave për Gjykatësit e Prokurorët.

Këtë vendim, juristët po e shohin si antikushtetues.

Por krejt tjetër version ka ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Ajo në fakt e sheh të paligjshëm vendimin e Haradinajt për rritje të pagave për gjyqtarët e prokurorët.

Haxhiu kërkoi nga gjyqtarët e prokurorët të kthehen në punë. Sido që të jetë Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës i kërkuan qeverisë të shfuqizojë vendimin deri më 8 dhjetor, për t’u rikthyer punës normalisht.

(Kosova Sot Online)