
Lexoni edhe:
Tifozi nga Katari provokon i bënë të çmenden futbollistët e të Serbisë, e bën simbolin e shqiponjës me thirrjen Albania, Albania!
Tri infermieret e dyshuara për sulm fizik ndaj të moshuarës në Qendrën “Orenda” në Pejë, me vendim të Gjykatës Supreme janë liruar nga paraburgimi për të vazhduar me procedurë të rregullt.
Këtë vednim e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Supreme, Antigona Uka-Lutfiu. Tri të dyshuarat tani e tutje do të mbrohen në liri, transmeton "Kosova Sot Online".
“Me pranimin e kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurës A.R., e sipas detyrës zyrtare edhe për të pandehurat A.P. e R.K., ndryshohen aktvendimi i Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm DP.PP.nr.336/2022 të datës 03.11.2022 dhe aktvendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës – Departamenti i Përgjithshëm PN1DP.nr.1561/2022 të datës 11.11.2022, ashtu që të pandehurave iu ndërpritet masa e paraburgimit dhe të njëjtat lëshohen menjëherë për tu mbrojtur në liri”, thuhet në aktgjykimin e gjykatës Supreme.
"Kosova Sot Online )