Moska: Ukraina nuk është e interesuar për një zgjidhje paqësore për Krimenë

  • A.P /
  • 25 November 2022 - 16:37
Moska: Ukraina nuk është e interesuar për një zgjidhje paqësore për Krimenë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk është i interesuar për një zgjidhje paqësore të konfliktit mbi Gadishullin e Krimesë të aneksuar nga Rusia në vitin 2014, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Presidenti ukrainas synon të rimarrë gadishullin me forcë ushtarake. Kjo do të ishte e barabartë me "zhveshjen e territorit rus", tha Peskov, sipas agjencive ruse të lajmeve.

Peskov shtoi se kjo nuk do të ndodhte në asnjë rrethanë.

Komentet e zëdhënësit të Kremlinit pasuan një intervistë me Zelensky nga Financial Times e Britanisë, në të cilën ai bëri të qartë se Ukraina synonte të rimarrë Gadishullin e Krimesë, me mjete ushtarake, nëse ishte e nevojshme.


(Kosova Sot Online)