Kosova ka opozitë vetëm në letër, grup banditësh për ta kapur pushtetin që nuk mendon për shtetin

Kosova ka opozitë vetëm në letër, grup banditësh për ta kapur pushtetin që nuk mendon për shtetin
Kosova ka opozitë vetëm në letër, grup banditësh për ta kapur pushtetin që nuk mendon për shtetin

Reshat Badallaj-Zhuriani

  • 18 May 2024 - 09:12

Shkruan:ANALISTI - Reshat Badallaj-Zhuriani

Popullit dhe shteti i duhen afruar shumë gjëra madhore dhe jo premtime boshe, rrena, mashtrime, por është një e mirë e madhe se popullin nuk munden më ta mashtrojnë. E si mund ti quaj këta opozitë, dhe në qoftë se një njeri del në tërë Kosovën qe mendon ndryshe unë do e pyesja se a i ka marrë ilaçet? Mirë, po opozite i thuhet asaj bandës së Behgjet Pacollit, po ajo ka mbetur sa një mëhallë dhe do shohim në qoftë se shkojmë në zgjedhje, populli se çfarë dënimi do i jep dhe çfarë debakli të turpit do marrin

-Personalisht mendoj dhe shoh se në Republikën e Kosovës nuk ka opozitë, ata janë të shtrirë për tokë. Mund të thuash vetëm këtë se në fakt ka opozite vetëm zyrtarisht, në letër. Përndryshe kjo opozitë nuk është asgjë tjetër pos që janë marrë me veten e tyre dhe si detyrë mbi detyra kanë pasur se si të bëhen bllok dhe ta rrëzojnë Qeverinë dhe të kthehen ata ta marrin pushtetin dhe mos e bëftë i Madhi Zot.

Pra, janë opozitë që nuk janë marrë aspak për interesat e shtetit dhe kjo është parë hapur dhe kot ata mendojnë se populli është thasë me kashtë që nuk sheh gjë dhe as nuk kupton gjë. Kanë ikur ato kohë se populli tashmë është vetëdijesuar dhe nuk jua varë kush më atyre. Kot e kanë dhe shikoni tani që pa fije turpi marrin dhe lehin për disa prurje të reja në bandat e tyre. Po çka i interesojnë popullit këto maskarallëqe fëmijërore që i bëjnë pa fije turpi. Popullit dhe shteti i duhen afruar shumë gjëra madhore dhe jo premtime boshe, rrena, mashtrime, por është një e mirë e madhe se popullin nuk munden më ta mashtrojnë.

E si mund ti quaj këta opozitë, dhe në qoftë se një njeri del në tërë Kosovën qe mendon ndryshe unë do e pyesja se a i ka marrë ilaçet? Mirë, po opozite i thuhet asaj bandës së Behgjet Pacollit, po ajo ka mbetur sa një mëhallë dhe do shohim në qoftë se shkojmë në zgjedhje, populli se çfarë dënimi do i jep dhe çfarë debakli të turpit do marrin Dhe këtë që po ja them publikisht, mbajeni mend dhe mos harroni se edhe një hajvan më i madh jo që behet fjalë se a do të kaloj pragun por as një grusht votash nuk do e marrin dhe kush është ai njeri me dy mend në kokë që kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe vetë shkarkim të Kuvendit. Merreni me mend se çfarë budallakije e turpshme bëhet nga banda hajdutesh, kusarësh e matrapazët. Mirë, po e zëmë se do ndodhë kështu, sipas këtyre bandave, dhe tani e kam një pyetje të thjeshtë dhe shumë normale, pra për njerëz normal, jo për njerëz intelektual, sepse ata do ma zënë për të madhe. Pyetja është kështu: Kush do e merr Qeverinë? Flisni e faqja e zezë!Kush?

Po gaboni e dikush po mendon se ka ndonjë bandë që ka shkuar në theqafje se nuk do them që do bëhet hataja larg qoftë, ama do propozoja menjëherë pa një pa dy të dërgohet në psikiatri dhe atë urgjentisht, dhe bile do të ishte mirë të kërkohet padi penale për shpifje! Albin Kurti, nuk ishte kund këtyre zgjedhjeve që i kërkojnë ato BANDA, sepse e kanë parë vullnetin në popull dhe e kanë matur pulsin në teren, që këto banda, që dikush po i quan opozitë vështirë se do kalonin pragun se po e përsëris në qoftë se mashtrohet dikush që merr pushtet sërish duhet përgatitur tërkuze për ti lidhur për krevatin e psikiatrisë dhe ata pa më të voglin dyshim.

Më besoni se përveç fjalëve për zgjedhje nuk ka asgjë, këto i kanë vetëm sa për të thënë se kinse janë kundër Qeverisë dhe për të mashtruar elektoratin e tyre, sepse ata janë të sigurt sipas kasnecëve të tyre se do pësojnë debakël që nuk e mban mend historia. Ndaj po ju them që tani dhe do shohim se nuk ka asgjë përpos fjalëve. Shikoni se çfarë problemesh aktuale e presin Kosovën ato banda bisedojnë për pushtet turpi i mbuloftë dhe Zoti i Madh i vraftë me kokërr rrufeje në pikë të ditës, sepse nuk duhet të merremi për pushtet, por për interesa shtetërore dhe kombëtare. Komentimi i mëtejmë për këta banda është i panevojshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".