29 vjeçari aksidenton për vdekje 58-vjeçarin me biçikletë, iku nga vendi i aksidentit

  • E.K /
  • 30 November 2022 - 15:05
29 vjeçari aksidenton për vdekje 58-vjeçarin me biçikletë, iku nga  vendi i aksidentit

Një 29 vjeçar është arrestuar pasi ka aksidentuar për vdekje 58 vjeçarin, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë, shkruan "Kosova Sot Online".

Aksidenti ndodhi në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec.

29 vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit të shkaktuar.

"Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban pranë DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq, falë një pune intensive hetimore bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes, identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të drejtuesit të automjetit. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. T., 29 vjeç, banues në fshatin Drithas, Maliq, për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largimi nga vendi i aksidentit". Ky shtetas në rrugën dytësore Drithas-Rëmbec, në afërsi të fshatit Drithas, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin R. Sh., 58 vjeç, banues në Drithas, i cili po lëvizte me biçikletë në rrugë", njofton policia. 

(Kosova Sot Online)