Zbulohen arsyet pse u takuan Hovenier e Escobar me Listën Srpska

  • A.P /
  • 12 December 2022 - 22:03
Zbulohen arsyet pse u takuan Hovenier e Escobar me Listën Srpska

Me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Jeffery Hovenier, janë takuar sot drejtuesit e Listës Serbe, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Situata në Veriun e Kosovës ka qenë temë diskutimi.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe me ndihmës të dërguarin special amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar dhe të dërguarin amerikan në Prishtinë Jeffrey Hovenier biseduan për situatën politiko-sigurie”, thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Kjo parti nuk ka treguar nëse e ka pranuar kërkesën perëndimore për heqjen e barrikadave në Veriun e Kosovës.

Ka qenë kërkesë e qartë nga SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania që barrikadat të hiqen.

(Kosova Sot Online)