Vdes në moshën 96-vjeçare princesha e Hauait

  • A.P /
  • 13 December 2022 - 22:04
Vdes në moshën 96-vjeçare princesha e Hauait

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare Abigail Kinoiki Kawananakoa, princesha e fundit e arkipelagut të Hauait, dhe paradoksalisht pronare i të vetmit pallat mbretëror në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me vdekjen e saj, mbyllet një histori që shkon deri në 1795, kur paraardhësit e saj filluan të vejnë nën kontroll pjesën më të madhe të ishujve. Një histori relativisht e shkurtër, sepse ishujt kaluan nën sundimin amerikan në 1898.

E bija e një nga pronarët më të mëdhenj të ishullit kryesor të arkipelagut, pikërisht ai i quajtur Hauai,  princesha Abigail kishte një pasuri që përllogaritej në rreth 215 milionë dollarë, pjesë të së cilave ajo i kishte shpenzuar për vepra humanitare për popullin e saj, si dhe për mirëmbajtjen për pallatin mbretëror të Iolanit, që tashmë është shndërruar në muze.
E shkolluar në disa nga institucionet me prestigjioze të vendit, por edhe në Shangai të Kinës, mbrojtëse e traditave të hershme të popullit të saj, princesha kishte edhe një karakter antikonformist, ku ajo nuk ka mohuar asnjë herë preferencat e saj për seksin e njëjtë, dhe vdiq në pallatin Iolanit pikërisht në krahun e bashkëshortes së saj.  

(Kosova Sot Online)