Pretendimi i Beogradit për dërgimin e trupave serbe në Kosovë, Ponos: Kërkesa nuk shërben gjë tjetër veçse ushqen pritshmëritë jorealiste

  • E.k /
  • 14 December 2022 - 10:01
Pretendimi i Beogradit për dërgimin e trupave serbe në Kosovë, Ponos: Kërkesa nuk shërben gjë tjetër veçse ushqen pritshmëritë jorealiste

Ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, Zdravko Ponos, ka komentura dëshiren e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për dërgimin e 1 mijë pjesëtarëve serbë nga institucionet e sigurisë për në Kosovë, transmeton "Kosova Sot Online".

Ponos, ka thënë se përveç se është jo-realiste, Vuçiq po e bënë këtë për  konsum të brendshëm politik.

Pomos. ka shtuar se kjo gjë poshtëron dhe manipulon njerëzit që qëndrojnë në barrikada.

“Vetë Vuçiq ka deklaruar se kjo thirrje nuk do të japë fryte. Ai një gjë të tillë po bën për përdorim të brendshëm politik për të thënë se ne tentuam. Kërkesa nuk shërben gjë tjetër veçse ushqen pritshmëritë jorealiste, poshtëron dhe manipulon njerëzit që qëndrojnë në barrikada”, ka deklaruar Ponos për gazetën serbe Nova.rs.

(Kosova Sot Online)