Rusia kërcënon SHBA-në

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 20:12
Rusia kërcënon SHBA-në

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Shtetet e Bashkuara janë bërë “në mënyrë efektive palë” në luftë, duke furnizuar Ukrainën me armë dhe duke trajnuar trupat e saj.

Ajo shtoi se nëse raportet për synimet e SHBA-së për t’i dhënë Kievit sistemin e raketave tokë-ajër Patriot rezultojnë të vërteta, kjo do përbënte “një veprim tjetër provokues të SHBA-së” dhe do të zgjeronte përfshirjen e saj në konflikt “me pasoja të mundshme”.

Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë paralajmëroi dje se nëse Shtetet e Bashkuara dërgojnë sisteme të sofistikuara të mbrojtjes ajrore në Ukrainë, ato sisteme dhe ekuipazhet që i shoqërojnë do të ishin një “objektiv legjitim” për ushtrinë ruse.

Kur u pyet për paralajmërimin rus, zëdhënësi i Forcave Ajrore të Pentagonit, gjenerali Pat Ryder, u përgjigj se Shtetet e Bashkuara “nuk do të lejojnë komentet nga Rusia që të diktojnë ndihmën e sigurisë që ne i ofrojmë Ukrainës.

(Kosova Sot Online)