Ja sa përqind e qytetarëve kërkojnë uljen e taksave

  • A.P /
  • 16 December 2022 - 20:47
Ja sa përqind e qytetarëve kërkojnë uljen e taksave

Të gjitha partitë politike në vend kanë dhënë propozime të ndryshme për përballjen me inflacionin e lartë dhe asnjë nga to nuk është marr parasysh nga qeveria, duke i cilësuar ato si propozime joadekuate, transmeton gazeta Kosova Sot Online.

Të dhënat e dala nga hulumtimi i fundit i tregojnë se pikërisht për këto propozime, uljen e TVSH dhe akcizës në produkte bazë, kanë votuar mbi 97% e qytetarëve.

Sipas njohëseve të ekonomisë, këto shifra empirike, janë dëshmi se ulja e TVSH dhe akizës kanë qenë mundësia më e mirë për t’i ulur çmimet dhe përballjen me inflacion.

(Kosova Sot Online)