Prishtinë: Policia i gjen në banesë një personi marihuanë , revole, fishekë dhe para false

  • E.K /
  • 17 December 2022 - 08:47
Prishtinë: Policia i gjen në banesë një personi marihuanë , revole, fishekë dhe para false

Në Prishtinë, një personi në banesë Policia i ka gjetur dhe sekuestruar marihuanë 1 revole, 3 karikatorë dhe 28 fishekë, si dhe një kartëmonedhë 500 €  e cila dyshohet se është e false, shkruan "Kosova Sot Online".

Në raportin policor thuhet se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Ardian Krasniqi, Prishtinë 16.12.2022 – 19:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar pasi që gjatë kontrollit në banesë dhe në veturë i janë gjetur dhe sekuestruar: 304.9 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, 1 revole, 3 karikatorë dhe 28 fishekë, një peshore digjitale dhe një kartëmonedhë 500 €  e cila dyshohet se është e falsifikuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori me vendim të së cilit dyshuari është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)