Policia për shpërthimin në veri: Dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal

  • E.K /
  • 20 December 2022 - 08:33
Policia për shpërthimin në veri: Dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal

Në Mitrovicën e veriut, dje afër udhëkryqit  te shkolla teknike është raportuar për një shpërthim të një bombe çorientuese (shok bombe), përcjell "Kosova Sot Online".

Në njoftimin e Policisë thuhet se dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal.

“Sipas informacioneve fillestare dyshohet se shpërthimi mund të jetë veprim kriminal nga strukturat e organizuara kriminale dhe vazhdim i përpjekjeve për të ngritur tensione dhe destabilizim të situatës, në funksion të shtrirjes së ndjenjës së pasigurisë dhe frikës”, njofton PK.

“Fushatat propaganduese të ditëve të fundit nga qarqe politike e media kryesisht serbe, kundërshtohen fuqishëm nga Policia e Kosovës dhe kërkohet nga qytetarët dhe mediat në përgjithësi që çdo informacion të ndjeshëm ta konfirmojnë përmes autoriteteve kompetente, respektivisht zyrës për media në Policinë e Kosovës, me qëllim të informimit të drejtë dhe posedimit të informatave të sakta dhe në kohë reale”, thotë policia.

(Kosova Sot Online)